Jan Oblak do të vijojë të jetë një lojtar i Atletico Madrid deri në vitin 2022.
Marrëveshja mbi rinovimin e kontratës së portierit me klubin spanjoll është arritur dhe pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.
Kontrata aktuale e sllovakut skadon në vitin 2021 dhe ka të përfshirë një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh. Trajneri argjentinas Diego Simeone, që vetëm pak ditë më parë gjithashtu rinovoi kontratën e tij, e ka kthyer në një prioritet qëndrimin e 26-vjeçarit, shërbimet e të cilit lakmohen edhe nga PSG.
Për portierin do të ketë rritje page dhe sllovaku do të fitojë 10 milionë euro në sezon./Top Channel