Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të organizojë nesër një takim, për të përcaktuar nëse shpërthimi i virusit të ri në Kinë përbën emergjencë shëndetësore me shqetësim global.
Agjencia e Shëndetit e OKB-së njoftoi për takimin pasi ekspertët konfirmuan se koronavirusi që ka prekur mbi 200 persona me sëmundje të ngjashme me pneumoninë, mund të transmetohet nga një person në tjetrin.
Komiteti i Emergjencave i OBSH-së mund të publikojë nesër rekomandime.
Shpallja e një emergjence shëndetësore ndërkombëtare, do të ishte një thirrje për vigjilencë globale, bashkëpunim dhe fonde për të frenuar virusin.