O’Connell e quan Dua Lipën grua inspiruese

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 18:51 | Nga

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, sot është takuar me këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, e cila sot do të mbajë koncertin bamirës në Prishtinë.

O’Connell ka thënë se krijuesja e hitit “Hotter than Hell” është një këngëtare e përkushtuar që të përdorë suksesin e saj që të ndihmojë të tjerët.

“Ishte kënaqësi që Dua Lipa na vizitoi neve në rezidencë sot. Këngëtare e mrekullueshme dhe grua inspiruese, e përkushtuar për të përdorur suksesin e saj për të ndihmuar të tjerët nëpërmjet Fondacionit ‘Sunny Hill’”, ka shkruar O’Connell, në faqen e tij në Facebook, ku ka publikuar dhe një foto me bukuroshen e cila ka lindur në Londër, para 21 vjetësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme