OEK organizon me sukses trajnimin nga fusha e vlerësimit të paluajtshmërive me temën “Kodi i Etikës”

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se ka organizuar me sukses trajnimi nga fusha e vlerësimit të paluajtshmërive me temën “Kodi i Etikës”.

Përmes një njoftimi në faqen e OEK-ut në Facebook, thuhet se kryetari i kësaj Ode, Lulzim Rafuna, ka thënë se villimi profesional i vlerësuesve të paluajtshmërive është shumë me rëndësi për shoqërinë në përgjithësi, por me theks të veçantë në të bërit biznes.

Tutje në këtë njoftim thuhet se Rafuna, është shprehur se Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Shoqatën e vlerësuesve do të angazhohet në fuqizimin e rolit të vlerësuesve në Kosovë duke e zhvilluar një bazë të mirë juridike.

Postimi i plotë:

U organizua me sukses trajnimi nga fusha e vlerësimit të paluajtshmërive me temën “Kodi i Etikës”.
“Zhvillimi profesional i vlerësuesve të paluajtshmërive është shumë me rëndësi për shoqërinë në përgjithësi, por me theks të veçantë në të bërit biznes. Oda Ekonomike e Kosovës, si një institucion i akredituar në ofrimin e shërbimeve edukuese drejtë ngritjes së kapaciteteve profesionale të vlerësueseve do të mundohet në vazhdimësi që vlerësuesit e tanishëm të marrin trajnime që ndikojnë në zhvillimin e tyre profesional. Përveç kësaj, Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Shoqatën e vlerësuesve do të angazhohet në fuqizimin e rolit të vlerësuesve në Kosovë duke e zhvilluar një bazë të mirë juridike” tha z. Lulzim Rafuna Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Të ngjashme