Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri, ka marrë një ofertë të majme nga klubi kinez, Shanghai Shenhua.
Sipas The Sun, francezit i janë ofruar 275.000 funte (312.000 euro) në javë që ta vazhdojë karrierën në Superligën kineze.
Në sezonin e kaluar, 29-vjeçari ishte i huazuar te Sevilla, ndërsa tash dëshiron të transferohet në baza të përhershme.
Klubet kineze që po vazhdojnë me oferta marramendëse, i kanë bërë një të tillë edhe Nasrit, i cili është duke e shqyrtuar.
Nga ana tjetër, ai kërkohet edhe nga klubet, si Milan, Besiktas dhe Galatasaray.