OKB-ja kritikon sjelljen e Shkupit ndaj emigrantëve

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 09:25 | Nga

Komisione-ri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Zeid Ra’ad Al Hussein, i kërkoi sot Maqedonisë të heqë dorë nga politika e saj sistematike e largimit dhe burgimit të emigrantëve duke kritikuar se rreth 180 prej tyre, ku 80 fëmijë, jetojnë në pasiguri prej muajsh.

“I kërkoj qeverisë t’i japë fund këtyre praktikave, që shkelin të drejtën ndërkombëtare”, Zeid Ra’ad Al Hussein.

Këto kritika vijnë menjëherë pas një vizite të të dërguarve të OKB-së në Maqedoni në fillim të shtatorit, për këtë çështje.

“Këta emigrantë kanë hyrë në Maqedoni para marsit dhe gjenden të bllokuar në vend, të instaluar në dy kampe ku njëri është gati një qendër burgimi”, thekson një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë, Cecile Pouilly.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme