Olta Gixhari thotë se nuk e ka mësuar ende gjininë e fëmijës

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Kohëve të fundit është njoftuar se aktorja e njohur, Olta Gixhari, është në pritje të fëmijës së parë.

Një gjë e tillë u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ajo pozoi së bashku me të dashurin e saj dhe në përshkimin e fotografisë kishte shkruar: “Mami dhe babi”.

Një përshkrim i tillë ka lënë të nënkuptohet se dyshja tashmë janë duke pritur të bëhen prindër.

Shtatzënia e saj u përfol në masë të madhe nga mediat rozë, duke predikuar edhe gjininë e foshnjës së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Olta ka bërë të ditur se as vet ajo nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës.

“Më falni, por unë nuk e kam zbuluar gjininë e bebit. Faleminderit”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Olta përndryshe është duke u izoluar së bashku me të dashurin e saj në Spanjë, ku shpesh ndan imazhe me të, por pa e zbuluar identitetin e tij. 

Të ngjashme