Onkologjisë i jepet licenca – i hapet rrugë shërbimit të brahiterapisë

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 20:51 | Nga

Institutit të Onkologjisë i është dhënë licenca nga Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Berthamore.

Ky hap është bërë me vendim të ekspertëve të fushës, të cilët vlerësuan se institucioni ka plotësuar të gjitha rekomandimet e dhëna.

Drejtues të institutit dhe SHSKUK-së kanë thënë se kjo do të lehtësojë punën në kuptimin e ngritjes së kapaciteteve.

Kjo licencë hap rrugën edhe për shërbimin e ri të brahiterapisë, për të cilin tash SHSKUK-së i duhet të kryejë edhe disa punë teknike.

Ndryshe aparatura e Brahiterapisë ka rreth katër vjet që është blerë, por që nuk arriti të funksionalizohej fillimisht për shkak se nuk plotësoheshin kushtet teknike për dhënie të lejes e tash për shkak të mosrregullimit të hapësirës për ta vënë në funksion.

E njëjta shërben për trajtimin e rasteve të prekura nga kanceri i qafës së mitrës dhe kryen rrezatimet në mënyrë të sofistikuar, duke kursyer qelizat e shëndosha dhe rrezatuar maksimalisht tumoret.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme