Ekonomia Online
FUNDIT

Open Ballkan po merr jetë, Edi Rama po tregon lidership të vërtetë

Open Ballkan po merr jetë, Edi Rama po tregon lidership të vërtetë

Open Ballkan po vazhdon të merr jetë dhe gjithnjë e më tepër po bëhet realitet. Kësaj iniciative sot i dha përkrahje edhe Bashkimi Evropian, përmes komisionerit për Zgjerim, Varhelyi. Washingtoni tanimë e ka dhënë përkrahjen e vet. Ndërkohë ata që janë mësuar të kundërshtojnë çdo gjë vetëm për të luftuar kundërshtarët e tyre politikë, do […]

Open Ballkan po vazhdon të merr jetë dhe gjithnjë e më tepër po bëhet realitet.

Kësaj iniciative sot i dha përkrahje edhe Bashkimi Evropian, përmes komisionerit për Zgjerim, Varhelyi. Washingtoni tanimë e ka dhënë përkrahjen e vet.

Ndërkohë ata që janë mësuar të kundërshtojnë çdo gjë vetëm për të luftuar kundërshtarët e tyre politikë, do të vazhdojnë të zgjojnë nga varret Pashiqët dhe Millosheviçët për ta bërë argumentin e tyre më të besuar për masat të cilave u drejtohen.

Edi Rama po tregon lidership të vërtetë sepse edhe me gjithë këto sulme, etiketime, linqime e çfarë jo tjetër, po e qon përpara një ide, nga e cila edhe Kosova, kur ta kalojë këtë kohë populizmi e mediokriteti e kur të dalë ndonjë lider i vërtetë, jo vetëm se do t’i bashkohet, por edhe do t’ia sheh hajrin.

Të ngjashme