Është mbajtur punëtoria “Koordinimi ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale për parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme minerare”.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përcaktimi i rregullave për zhvillimin e veprimtarisë së aktiviteteve minerare dhe post minerare sipas standardeve të pranuara mjedisore, duke siguruar transparencë dhe konkurrencë të lirë gjatë zbatimit dhe ushtrimit të aktiviteteve minerare, ndalimi i shfrytëzimit të operimeve të jashtëligjshme, raporton Ekonomia Online.
Musa Shabani, kryesues i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, sfidë kryesore e tyre është inspektimi i aktiviteteve minerare në vend.
Sipas tij, problem i madh është edhe shfrytëzimi ilegal i resurseve.
Shabani bëri të ditur se gjatë vitit 2017 janë përcjelle 76 kallëzime penale në prokurori për operim pa licencë dhe janë shpallur 80 aktvendime të gjobave.
“Shfrytëzimi ilegal i resurseve mineralë përbën vepër penale dhe dëmton ambientin. Problematika e shfrytëzimit ilegal ka filluar menjëherë pas luftës. KPMM edhe vitin e kaluar ka punuar për të koordinuar veprimet me institucionet. Ndër sfidat kryesore është inspektimi i aktiviteteve minerare në vend, përfshirë edhe baza për impiantet e asfaltit dhe betonit. Gjatë 2017 janë përcjelle 76 kallëzime penale për operim pa licencë dhe janë 80 aktvendime të gjobave”.
Shabani ka kërkuar koordinim dhe mbështetje nga institucionet shtetërore për ndalimin e kësaj dukurie.
“Ne kërkojmë mbështetjen e të gjithë insticoneve për ndalimin e kësaj dukurie. Kjo dukur në vitin 2016 ka pasur rënië të dukshme. Në vitin 2017 ka pasur rritje të ekonomisë jo formale, nga 41 raste sa ka qenë në vitin 2016, në 2017 është rritur në 79 raste. Kjo si pasojë edhe e zgjedhjeve”.
“Dukuria e korrupsionit është çdo dukuri e zyrtarëve në mos zbatimin e ligjit. Korrupsioni për ne eshë mos raportimi i personave juridik dhe fizik për bartje të shfrytëzuesve ilegal. KPMM ka një inspektorat, përkundër përpjekjeve përballet me sfidën e operimeve ilegale”
Besim Mavraj, nga departamenti për miniera në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, tha se kjo dukuri dëmton buxhetin e shtetit dhe ambientin, raporton EO.
“Përkrahim përpjekjet e komisionit, sepse dëmtojnë buxhetin e Kosovës dhe ambientin. Kompanitë minerare kanë pasur mundësi t’i dërgojnë shqetësimet e tyre qe në të ndihmojmë të mos ndikojnë në operimin. Tyre. Jemi në krah të komisionit që të ndalohen operimet ilegale”
Jahir Gashi, inspektor i minierave në KPMM, tha se qytetarët mund te raportojnë edhe online operimet ilegale, dhe se për ta sigurohet konfidencialitet i plotë.
“Raportimi online i operimit ilegal është i thjeshtë, në rubrikën raporto online çdo qytetar mund te raportojë në mënyrë konfidenciale një operim ilegal, pastaj KPMM reagon me kallëzime penale. Kemi degradim ambiental, kemi degradim edhe në shtretërit e lumit”.
Në punëtori nuk kanë marrë pjesë përfaqësues nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak siç u tha nga organizatorët, vonesave me e-maile në dërgimin e ftesave.
Ndërkaq, për komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik u tha se për shkak të seancës së kuvendit nuk ka qenë e mundur pjesëmarrja e anëtarëve të tij.