A e paska hakuar Albin Kurti faqen e Ministrisë së Shëndetësisë?

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 18:43 | Nga Kushtrim Shkodra

Ministri i shkarkuar i Shëndetësisë, shkelësi i Kushtetutës Arben Vitia, duke mos pasur guxim të flas nga profili i tij, paska përdorur faqen zyrtare të Ministrisë së Shendetësisë të akuzojë opozitën. Madje fajin për shkelje të Kushtetutës ia paska lënë Institutit të Shëndetit Publik. Jam i bindur, ai status nuk është shkruar nga Arben Vitia, por nga Albin Kurti. Arbeni është hakuar nga Albini!

Ministri i 1000 testeve nga Serbi e Rusia, ministri i cili pranon se ka gënjyer për 7000 teste, ministri që ka shkelur rëndë Kushtetutën, paska tentu të akuzojë ata që nuk kanë përgjegjësi për dështimet e tij.

Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit, kjo nuk po bëhet.

Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë, kjo nuk po bëhet.

Fshehja pas konferencave për medie me shpresë që njerëzit nuk do ta shohin se sa e papërgatitur është kjo Qeveri, nuk bënë punë. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë po na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve.

Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Boll i lodhët njerëzit me gënjeshtra! Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dështimet tuaja.

(Autori ka qenë këshilltar i ish-ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili)

Të ngjashme