Akademia e propagandës!

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 23:24 | Nga Kimete Berisha

Leonardo Da Vinçi e ka disejnuar ujësjellësin dhe kanalet e Venedikut.

Ali Pashë Tepelena e ka bërë ujësjellësin e Gjirokastrës.

Glauk Konjufca mendon se ujësjellësin dhe kanalizimin e bëjnë ‘budallenjtë’.

Sipas kipcit të Albinit (që edhe të folmen e ka të vjedhne prej Albinit, dhe edhe ngjyrën e zërit ia imiton), duhet të jesh nivel tepër i ulët nëse di si bëhet ujësjellësi dhe kanalizimi.

Prandaj, duke qenë shqiptarët nivel tepër i lartë, krejt katundet shqiptare janë pa kanalizim.
Më përpara e durojnë erën e kanalizimin sesa që i rregullojnë kanalizimet, sepse janë dikushi.

Glauk Konjufca i beson Albinit por nuk i beson Zotit. Unë e kam një dobësi:
nuk i pranoj në shoqëri ata që mendojnë se oqeani dhe qielli, hana dhe dielli nuk kanë autor.

Të rritesh në atmosferë ku Zotit kategorikisht nuk i besohet, normal që pastaj njeriun e shkel në fyt, e përdorë dhe e gjuan kur nuk të duhet më.

Denis Didro ka thënë: Kryesore ti mos e përzi majdanozin me marihuanën, se Zotit s’pish punë që nuk i beson!

Albin Kurti e ka krijuar Akademinë e Propagandës.
Propagandë bëjnë vetëm kundër shqiptarëve.

Kujtdo që ia kanë mësyrë e kanë sëmurë me propagandë, e kanë njollosur, ia kanë prishur familjen, e kanë shkatërruar, e kanë degjeneruar, e kanë shpallur të pavlefshëm, të padijshëm, hajn, vrasës, kriminel.

Këta të duan ose në burg ose të vdekur.

Këta të pranojnë vetëm nëse je: budalla, nëse je pa individualitet, i nënshtruar, i paaftë, nëse je i pashpresë, nëse je në spital, nëse je viktimë dhe i vdekur.

Veç Ramush Haradinaj ka mbijetuar prej komandantëve.
Të tjerët i kanë degraduar.

P.S. Nuk më çuditi Glauk Konjufca, më çuditi gazetari (për mua më i miri deri mbrëmë), që zbavitej me ofendimet e tij…!

Nuk është e tmerrshme të mos jesh akademik.
E tmerrshme është të kujtosh se je akademik, si Glauku!

Të ngjashme