Modern primitivizëm!
A po ju kujtohet që ju kam thënë se është shumë me rëndësi të dukesh bukur!
Pse gratë e politikës e fshehin seksin me tesha, pse duhet ta fshehin çdo pjesë të trupit që mund ta hutojë njerëzimin.
Ti nuk ke faj që je seksi!
Unë e përkrah angazhimin e saj që si ‘në të tretën e ditës’ i ndërron fustanet: para, gjatë dhe pas takimeve zyrtare.
Burri i saj, paraprakisht është angazhuar t’i spiunojë ngjyrat e setrave të politikaneve amerikane, me të cilat takohet gruaja e tij, në mënyrë që Osmani t’i kombinojë ngjyrat e setrave me to – e ato të thonë: O my God – çfarë koincidence pembe.
Pse mos m’i fry’ edhe buzët – mendoj unë. Përkrahjen e gazetarit E.Bollero-s e ka.
Për shembull: Amerikanët e dinë se në Kosovë po ndodh eksodi, shqiptarët po varfërohen, po ikin nga papunësia, bizneset po mbyllen – kurse Albin Kurti bën propagandë.
Janë punësuar 25 mijë shqiptarë – tha.
Ti mund t’i gënjesh shqiptarët, se janë dembelë, përtojnë ta lypin listën me emrat e të punësuarve fantomë, por amerikanët nuk mund t’i gënjesh sepse ata nuk përtojnë – e lypin Listën.
Amerikanëve u vjen mërzi pse ky iniston të jetë dogmat.
Edhe patetik.
Edhe Pozant.
Sidomos epigon.
I marrë është: kur i këshillon amerikanët.
Budalla është: kur i refuzon këshillat e amerikanëve.
Serbja sillej korrekt, por meqenëse e kishte një fëmijë që e kishte pagëzuar ‘Sllobodan’, ajo me shkronja kapitale e shkroi emrin Sllobodan në letër dhe e ngjiti në mur, para hundëve.
Si kundërpërgjigje, të nesërmen e bleva një flamur kuq e zi dhe e vendosa në tavolinën time.
Një ditë, amerikanja, më pa hundë e buzë bashkë dhe më pyeti:
Pse?
Shikova kah muri i zyrës ku shkruante ‘Sllobodan’. Unë e merrja për shoqe që më kupton, kur ajo shkurt më tha:
‘E vetmja mundësi e jotja është ta lësh punën’.
Normal që nuk e lashë, përkundrazi, i graha punës bile mora komplimente internacionale.
Sapo shkoi serbja – e hoqa flamurin kuq e zi nga tavolina.
E ka puthur Aleksandri në buzë a?
A kaq shumë e dashuron Aleksandër Vuçiqin sa për hir të tij Edi Rama e mohon gjenocidin në Srebrenicë….
Shqiptari nuk e do viktimën të gjallë – lëre më të vdekur.
Prandaj, shqiptarët nuk bëhen rehat kurrë.
Se nëse është i dashurur në Vuçiqin e kuptoj, dashuri është kjo – ti merr mendt – s’të pyet. Cili njeri me mend kry dashurohet!
Thonë urrejtja, ama dashuria e parealizuar të bën agresiv.
Për shembull nëse e do dikë nga Peja, e do krejt Pejën – nëse ia merr inat personit në fjalë – a ia merr krejt qytetit.
Urrejtja është me shumicë – tepron.
A po kupton?
Chapuchin-ët i lajnë duart me shurrën e tyre dhe janë dembelë, po çka me bë tash!
Vajza e ka refuzuar vendimin e të atit dhe ka kërkuar drejtësi estetike në polici.
Raportohet se karafili i basmës në fustan është venitur nga pikëllimi, anipse krejt familja e kanë vaditur me lot.
Vajza banon në Instagram, dhe është e dashuruar në Ronaldon.
Policia po ia heton garderobën, ndërsa për provë materiale i është sekuestruar fustani.
Vjehrra ishte e pakënaqur pse nusja nuk ka lindur fëmijë: boll e kam pritur – tha, 7 vite.
Makroni, me nadje, e ka lexuar këtë lajm nga Kosova. Dikush mendon se Evropa nuk të bën evropian.
Gruaja nuk është dënuar si pjesëmarrëse në dashuri, sepse sipas fshatarëve gruaja mashtrohet – duke e pasur parasysh ‘faktin’ me prejardhje shqiptare se si ‘gruaja i ka mendt e lehta’ – ata thanë se ti si mashkull me mend n’krye, s’duhet të bëhesh me mend t’saj.
Në Odën ku u mbajt seanca dëgjimore, u shqyrtuan dhe u shoshitën të gjitha gojëdhënat, dyshimet, paranojat, vesveset dhe ëndrrat e burrit për tradhtinë e gruas së tij.
Në epokën e Albulena Haxhiut u avancuan gjykatat paralele të Kanunit.
P.S. Jam untë (agjëroj 2 herë në muaj, për 48 orë, nuk ha asgjë (veç kafe dhe ujë), se edhe më i bukur do të kisha shkruar.
Prandaj, unë e kuptoj më së miri sakrificën që bën Presidentja për t’u dukur bukur.
Mbaruam.
Ishalla bile jeni të kënaqur me neve.