Këtu vjen “era shtet” veç kur Njësia Speciale ndërhyn në veri!

Prishtinë | 08 Gus 2022 | 15:47 | Nga Neri Ferizi

Perderisa ne nuk jemi te vetedijshem qe jemi mazhorance, eshte goxha problematike me e pranu faktin qe jemi shtypes ndaj pakicave. Ne Kosove ende vazhdon kjo thenia “ju kemi jep shume te drejta” per secilin grup, qofte etni e qofte grup tjeter i margjinalizum.

Kurse serbet e veriut nuk reagojne sikur minoritet. Kjo e bene goxha te zorshme per ata me e kuptu qe tani me jane minoritet, nuk jane me siç kane qene dikur.

Kryesisht grupet e vogla margjinalizohen nga mazhoranca, por ne nuk jemi duke i margjinalizu ata pse jemi mazhorance, ne ende ndihemi minoritet. Shteti yne nuk reagon si mazhorance, shteti yne reagon si pushtues, si force. Asnjehere, shteti yne nuk ka tentuar integrimin e veriut duke punuar me komunitetin, perveç duke nderhyre me force. Kurse, mazhoranca vlon me reagime te tipit: “po vjen era shtet”.

A kemi dyshime ne shtetesine tone?

Kam pershtypjen qe shpesh here ne nuk e dijme qe jemi shtet derisa te nderhyje Njesia Speciale, derisa policia te dergohet ne veri. Tjetra, kur policia e zbaton ligjin me nje qytet tjeter me kosovare e “nderhyne me force”, askush nuk thote qe po vjen era shtet!

Do te thote, na jemi shtet veç kur “nderhyjme me force”, ama veç kur behet fjale per veriun.

Qeverisjes se tanishme, do t’i propozoja me shume te punoj me popullesine serbe ne veri, te ju krijoj kushte sigurie e mireqenie.

Qe disa propozime te thjeshta qe munden me u bo: bursa per studentet serb qe deshirojne te studiojne ne UP, kosovareve qe planifikojne me ble apartament ne veri t’u ofrohet subvencionim i pageses me nje perqindje, serbve qe duan me ble apartament t’u ofrohet subvencion i pageses me nje perqindje nese e apartamenti eshte ne jug, ta dergojne ndonje prej institucioneve qendrore te Kosoves ne veri, te punojne bashke me kryetarin e veriut per shume çeshtje, ta luftojne kontrabanden dhe krimin bashkerisht me qytetaret e veriut, ta informojne popullesine serbe per te drejtat e tyre dhe ma e rendesishmja per marreveshjen ne Bruksel (nje pjese e madhe e tyre as nuk e dijne se çfare eshte arrit ne Bruksel), t’i subvencionojne disa media ne veri te cilat jane neutrale por qe e kane te veshtire te mbijetojne per shkak te kercenimeve te vazhdueshme, etj.

Vetem keshtu do të evitohej nje asociacion me kompetenca ekzekutive. Se thuaja edhe tani e ke nje Komune e cila nuk i jep pergjegjesi Qeverise se Kosoves, qe do te thote edhe nje asociacion qofte ai pa kompetenca ekzekutive (ne leter), nuk do te funksionoj siç duhet.

Vetem ne kete menyre vjen era shtet edhe tregojme qe jemi mazhorance.

(Autorja është aktiviste e shoqërisë civile nga Mitrovica)

Të ngjashme