Kosovës i duhet të definojë vizionin, andrrën dhe ambicien e saj

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 22:03 | Nga Dardan Sejdiu

Kosovës i duhet ta rigjejë veten, ta definojë veten dhe ambicien e saj! Në këte zbraztirë pa andërr e vizion, pa ambicie e organizim shoqnor kolektiv, e ardhmja nuk do të ndodh!

Përmes investimeve publike në bashkëpunim me sektorin privat dhe palët e interesuara (Akademi e OJQ), Kosovës i duhet inovacion në politikëberje, që ndërton shtof shoqnor, organizativ e teknologjik të domosdoshëm për të arritur ambiciet e saj!

Nëse deri në vitin 1999 ambicia jonë ka qenë liria, deri në 2008-tën pavaresia, deri në 2011-tën çlirimi nga mbikëqyrja ndërkomebtare, tash nuk duhet me u kënaq me drejtësi! Drejtësia e lufta kundër korrupsionit nuk janë as politikëberje vizionare e as ambicie për Kosovën, janë thjeshtë punë e përditshme! E njejta mund të thuhet për togfjaleshin të “fortë” dhe të “mëdhenjë”, qe janë bërë i vetmi “vizion” i politikës!

Kushdo që sot është në politikë dhe vendimmarrje duhet të ideojë një të ardhme më të mirë, duhet të mobilizojë dhe organizojë fondet dhe resurset publike e private për të arritur ambiciet që ka për Kosoven! Kjo pa vizion agresiv e ambicioz nuk bëhet!

Cila është ambicia e Kosoves? Cili është vizioni i Qeverisë dhe politikës!? Cfarë shtofi shoqnor, mjedisor, ekonomik e teknologjik po deshirojme të shohim në Kosove? Si do të konkurrojmë me të ardhmën?

Sado që është e vështirë të flasesh për vizion e ambicie në botën e Tik-Tokut, Instagramit, Facebookut, Twitterit, Snapchatit etj, po aq është e rëndësishme ta bashkojme vendin rreth një vizioni e andrre të re! Posaqërisht meqë bota po ec shpejtë drejt ndertimit të një paradigme të re teknologjike, infrastrukturore, mjedisore, digjitale e shoqnore që në fund do të ribëjë edhe mënyrën se si duket dhe cfarë perfaqeson zhvillimi e mirëqenia!

Në mungesë vizioni e ambicie, politika shndërrohet në betejë slloganesh, batutash, togfjalësh e llogosh partiake që animojnë, zbavisin e mobilizojnë! Fundja, bota e rrjeteve sociale është e gjitha shitje e zbavitje dhe këto pra janë dhe po vazhdojnë të mbeten vegla për pushtet! E pra, pushteti zbavit dhe ofron minimumin e duhur për mbijetesë! Me kaq me u mjaftu, vetëm urrejtje e regres korrim! Ky lloj i politikës e politikanit nuk i duhet nje vendi që ka dit’ me pa andrra të mëdha, e që keto me shume më pak mundësi se sa që ka sot, i ka arrit!

Qeveria e politika nuk janë vetëm burokraci e rregullatorë! Nuk janë as vetëm “shpetimtarë” në kohë krizash shëndetësore dhe financiare! Politika dhe qeveria duhet të jenë formësuese të se ardhmes, duke pa’ e punu per andrra te cilat sot duken utopike per qytetaret, por jane te domosdoshme për zhvillim, mirëqenie e rehati shoqnore!

Kjo betejë nuk bëhet pa e sfidu paradigmen ekzistuese, andrrat e mëdha nuk realizohen duke qendru në kallap politik ekzistues! Pjesëmarrja është kusht pa të cilin nuk vendoset e ardhmja! Mobilizimi e thirrja për unifikim dhe krijim të vlerës nga të gjitha poret e shoqërise, e sidomos sektorit privat e jo-qeveritar është domosdoshmëri!

Dhe sic e shpërfaq Mazzucato shumë mirë: Pyetja që po shtrohet gabimisht nga qeveritë tash e sa kohë është sa para i kemi dhe cka mund të bëhet me ato para që i kemi!? Ne vend të kesaj pyetje, qeveritë duhet të pyesin se cfarë duhet bërë dhe si mund te strukturojmë financat që ti arrijmë këto qëllime? Cila asht andrra, vizioni, sa para na duhen për ta arritur këte qëllim, e krejt në fund kah t’i gjejmë financat!?

Kosovës i duhet të definojë vizionin, andrrën dhe ambicien e saj! Kosova duhet të shoh andrrën e re! I duhet një drejtim i ri në të cilin dhe për të cilin qeveritë e politika i përqendrojnë të gjitha kapacitetet njerëzore, organizative, institucionale, financiare publike dhe private!

Qeveria duhet të shndërrohet në investitor e prijës të parë, e jo shpëtimtar të fundit! Kjo është një ndërmarrje shoqnore e asesi ndërmarrësi individuale e private!

Në këte zbraztirë pa andërr e vizion, pa ambicie e organizim shoqnor kolektiv, e ardhmja nuk do të ndodh!

Të ngjashme