Kurti ka manipuluar masat me idetë e tij për bashkim, tani është mbyllur në “llogore”

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 17:58 | Nga Milazim Krasniqi

Albin Kurti është në pozitë kundërthënëse: ka proklamuar se do të punojë për bashkim kombëtar, ndërsa tash i është imponuar të mbyllet në llogoren e shtetit të papërmbyllur të Kosovës.

Idetë e tij irredentiste kanë qenë anakronike me kohën, jorealiste. Por, ai i ka manipuluar me shkathtësi masat me ato ide. Tash kur është në pushtet, i ka modifikuar ato ide, ironikisht duke thënë se e ka kuptuar që Kushtetuta e Kosovës nuk e lejuaka bashkimin kombëtar.

Por, Albin Kurti është në pozitë të vështirë, sepse mosbesimi i faktorëve ndërkombëtarë ndaj tij është i madh. Ka rrezik që ata ende llogarisin se Kurti ka qëllime të fshehta, lidhur me bashkimin kombëtar.

Ose këtë “rrezik” e instrumentalizojnë kundër Kosovës. Për atë shkak edhe e mbajnë Kurtin nën presion, ndërsa Vuçiqit i kanë lënë hapësirë veprimi të madhe.

Llogaris që presioni ndaj Kurtit do të bëhet i tmerrshëm, pas zgjedhjeve në Serbi, kur realisht pritet të rifillojnë negociatat.

Ndërkaq sa u përket raporteve Rama-Kurti, lidhur me ”Open Balkan”, pozita e Ramës është agresive, e padrejtë.

Përtej këtij konteksti, si duket është fjala edhe për dy persona me prirje të forta narcisoide, gjë që konfliktin e bën edhe më të dëmshëm.

Të ngjashme