LDK-së i duhet një kryetar djathtist, jo oportunist!

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 22:15 | Nga Ramadan Desku

Rezultati i muajit shkurt ishte epilogu i një maratone të gjatë mbushur plotë arrogancë, injorancë, mospërfillje e mosmirënjohje, qe LDK-ja i ka “servuar” tash e sa vjet elektoratit të saj.
E gjendur ne një pozitë komode pa konkurrencë ne ideologji dhe profil te djathtë, dhe me kundershtarë politik të zhytur thellë ne krim e korrupcion dhe nen kthetrat ideologjike marksist-leniniste, LDK-ja ka një kohë të gjatë që elektoratin e saj kishte filluar ta trajtonte si një makineri numrash që duhet të kalkulohet vetëm ne kohë zgjedhjesh.

Duke ditur faktin se shkatërrimi i LDK-se ishte dhe është një objektiv permanent i grupeve marksiste, kjo nuk amniston apo shfajëson aspak drejtuesit e LDK-se të cilët me “pazotësinë e tyre” ose kalkulimet per hesape personale a grupore u krijuan atyre ketë mundësi dhe madje e bënë ketë me një procedure te përshpejtuar. Ky konstatim, tanimë nuk është një parashikim ne hapësirë, por një fakt praktik në terren. LDK-ja kurrë me parë, e madje as në periudhën e “dalldisjes folklorike” te pasluftës nuk ka qenë me e ekspozuar ndaj rrezikut për ekzistencë sesa tani.

Kjo katrahurë drejtuese e shpërfaqur për vite me radhë në LDK por e kulmuar në zgjedhjet e fundit, ku LDK nuk kishte as shef shtabi zgjedhor, si elementi bazik ne një proces zgjedhjesh, nuk nënkupton qe LDK-ja duhet te dorëzohet dhe “delegojë frenat” tek ata qe rriten e kaliten në LDK dhe pastaj përfundojnë ne prehrin e kundërshtarit direkt politik.

Ky fakt nxjerr në sipërfaqe defektin qe tham me lartë, ku pozicionet dhe besimi ne shume raste u janë dhënë njerëzve jomeritorë te cilët e kanë shfrytëzuar e me pas nga kampi kundërshtar dhe e kane luftuar LDK-ne.

Se këndejmi, LDK-ja është ne limitet e saja dhe nuk ka kohe per improvizime e eksperimente te tipit laboratorik ku figura “liderësh lindin apo prodhohen” brenda natës, pasiqe te tillët kanë dëshmuar se janë te predispozuar per arritjen e objektivave personale dhe jo objektivin imediat te LDK-se, -kthimin e saj atje ku e ka vendin, ne krye te proceseve shtet ndërtuese.

E diela, edhe pse “ditë pushimi” mund te prodhoje një ekip qe mund te beje “pune te mira” per qytetaret e Republikës se Kosovës. Zgjidhja është e thjeshtë, kryetari nuk mjafton te jete një personalitet qe ne raste te caktuara ka shfaqur simpati per LDK-ne. Titujt, gradat, medaljet, mirënjohjet janë te rëndësishme, por asnjëra nga to nuk peshon me shume sesa aktivizmi dhe duart e pastërta te atij qe pretendon te merr drejtimin e këtij subjekti. LDK-ja, nuk guxon poashtu te bij nen presion e te kaplohet nga euforia e çastit, pasiqe vepimet e matura janë edhe një faktorë shtesë që e dallon LDK-ne nga partitë tjera.
Me te gjitha këto mangësi, gabime e lëshime, duhet te besohet se elektorati i djathtë vazhdon te jetë shumicë ne Kosovë, por thjeshtë arroganca e injorimi e deri tek diskriminimi i votuesit e aktivistit te LDK-se nga njëra ane dhe servilizmi e hapësira per njerëzit jo meritorë ka bërë që ata të “distancohen” dhe statistikat elektorale te ndalojnë ne shifrën 13 për qind.

Pra humbja e terrenit nga e djathta dita-ditës para se gjithash është pasojë e arrogancës dhe dehjes nga pushteti i disa grupeve te ngushta brenda LDK-se, te cilët asnjëherë, siç edhe u tregua sidomos gjate kësaj periudhe, nuk e kishin qellim rritjen dhe kultivimin e vlerave te djathta, por përfitimin personal e klanorë. As kësaj lloj kategorie nuk guxon t’i lihet ne dorë LDK-ja. Kjo qasje dhe mund te duket përjashtuese, por jo, është thjeshte një alternativë racionale, dhe zgjidhja per te rikthyer LDK-ne dhe se këndejmi shpresat e qytetareve tek ajo, është që LDK meriton një kryetarë dhe kryesi qe buron nga aktiviteti dhe kontributi dhe jo një emër qe “trendet ditore” e shndërrojnë hero gjate ditës dhe te nesërmen “bashke me heroizmin” e tij kalon ne anën tjetër.

Sidoqoftë, meqë jemi nje shoqëri pluraliste dhe jetojmë ne nje shtet demokratik, e mbi te gjitha meqë po flasim per subjektin e pare plural ne rajon te themeluar mbi vlera demokratike, kryetari qe do te prodhojnë zgjedhjet e se dielës domosdoshmërisht duhet te jete rezultat i një procesi përzgjedhës demokratik, pra as me porosi e as i porositur.

(Autori është ish-kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bavari-Gjermani)

Të ngjashme