Lufta në prag – Serbia: “Biće rata kazu svi”

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 14:05 | Nga Muharrem Nitaj

Po lexoj në portalet serbe “bice rata kazu svi” qe dmth “do t’ketë luftë thonë të gjithë”!

Dhe Bosna sot është si eshka e luftës në prag.

Është pengu i tyre për luftën dhe gjakun. E Kosova, toka e korbave të tyre, hala është ëndrra e atyre carëve që sërish të jetë vendi i korbave!

Ata janë gënjeshtarë patologjikë, po kombin e tyre e duan të bashkuar. Ata janë delja e zezë e Evropës sot, por nuk heqin dorë nga sllogani “të gjithë serbët në një shtet!

Ata janë autorë të gjenocidit më të madh në Evropën e pasluftës së dytë botërore, e ne jemi viktimat e këtij gjenocidi! Por ata sot janë shndërruar në viktima që kërkojnë më shumë.

Sa herë takohesh me dike të huaj, pyetja e parë që të bëjnë, është “çka mund t’i jepni ju Serbisë”?

Kjo dmth se Serbisë nuk i mjaftojnë 100 e sa mijë boshnjakë të vrarë e nuk i mjaftojnë edhe më shumë se 10 mijë shqiptarë të vrarë e mbi 100 mijë të përndjekur, të degdisur e të syrgjynosur.

Ata gjasme kërkojnë më shumë. Ajo që u kemi dhënë, ose që e kanë marrë, nuk është boll. Dmth po kërkojnë hala më shumë. Vec nuk e di a po na e kërkojnë shpirtin apo gjakun?!

Po ata edhe e duan gjakun. A keni parë se në popullin e tyre për një fëmijë që flen edhe sot thonë: “Spava kao zaklan”, që dmth “po flenë si prerë që fyt”, e populli fisnik shqiptar thot “po flen si qingj”!

Thonë se pushtuesit në gjithë botën e i kan paguar spiunët e tyre, veç ndër shqiptarë i kan pasë pa pare.

Dhe edhe sot është si dikur.

E pashë Edi Ramën tuj nxjerr shkumë nga goja për Ballkanin e Hapur. Po ku e ke hallin e bir!

Dhe njerëz nga Evropa dhe ndonjë nga Amerika, hala na pyesin “çka mund t’i ofroni ju Serbisë”?!
E mua si për dreq më kujtohet ai vargu emblematik i Ali Podrimes, që shpirt dha diku në Evropë “tokë me nda nuk kam, hasmi në pidh t’samës…”!

Të ngjashme