Luftërat që po e ç’rangojnë Rusinë

Prishtinë | 17 Gus 2022 | 09:08 | Nga Agron Hoti

Bashkimi Sovjetik (BRSS) kufizohej me Afganistanin ashtu siç kufizohet Rusia me Ukrainën. BRSS ishte shumë më i fortë karshi Afganistanit sesa Rusia përballë Ukrainës. Ashtu siç BRSS mundohej ta pushtonte Afganistanin për ta bërë pararojë të kufijve të saj, njëjtë po mundohet Rusia sot kundër Ukrainës. Ashtu siç SHBA mbështeti Afganistanin, njëjtë po e mbështet sot Ukrainën.

Ishte lufta e gjatë 1979-1989 ajo që dërmoi ekonominë BRSS-së dhe ku në më pak se dy vite pas kësaj lufte ra menjëherë komunizmi dhe vetë BRSS u ç’rangua nga Superfuqia në një fuqi rajonale të drejtuar nga Rusia.

Duhet përmendur që BRSS kishte shumë më tepër fuqi ushtarake dhe armë bërthamore sesa Rusia sot dhe se edhe pse e kishte humbur luftën në Afganistan nuk i kishte përdorur armët bërthamore. Si atëherë BRSS ashtu edhe sot Rusia nuk i përdorin armët bërthamore, sepse para se gjithash dëmtohen vetë nga afërsia e madhe gjeografike e përdorimit të tyre. Dhe për më tepër do të ishte SHBA ajo që me platformat e saj në gjithësi do ta zhdukte Rusinë nga faqja e dheut. Hedhja e bombave bërthamore në Japoni nga SHBA ishte mesazh para se gjithash për BRSS-në e asaj kohe që të kishte mendjen se me kë kishte të bënte në Evropë dhe Paqësor.

Prandaj, vetëm një luftë e gjatë në Ukrainë afërsisht sa në Afganistan do ta dërmojë Rusinë ekonomikisht dhe pashmangshëm që do ta ç’rangojë edhe më tej ndërkombëtarisht nga fuqia rajonale në një shtet pa peshën që e ka sot në zhvillimet ndërkombëtare.

Të ngjashme