Mungesa e alternativës për diasporën

Prishtinë | 08 Maj 2022 | 15:01 | Nga Afrim Kasolli

Mobilizimi i partive opozitare, që po thuhet se ka filluar në diasporë, ma shumë po i ngjason atij që dikur ka qenë në pushtet, por sa ishte në kulmin e lavdisë politike i kishte harrur dhe braktisur shokët tij, e tash pas rënies tenton t’u rikthehet përsëri për ta qetësuar ndërgjegjen e vrerosur, se sa që paraqet një angazhimi serioz politik. T’u thotë se gjithmonë i ka pasur në mendje, por se nuk e lejuan rrethanat, angazhimet dhe detyrat për t’i takuar e vizituar me shpesh. Se nuk është e vërtetë që i ka harruar. Prandaj, duhet të kenë mirëkuptim për vitet që nuk ishin takuar.

Përndryshe, çdo përpjekje për ta rionentuar potencialin e diasporës në proceset e brendshme poltike, ekonomike dhe kulturore, pa vendosur kontakte të mirëfillta dhe dinamike me gjithë ata të rinjë dhe të reja që i kanë përfunduar studimet në universitet perëndimore dhe janë integruar në sistemet dhe shoqëritë ku jetojnë dhe veprojnë, është vetëm përpjekje e dëshpëruar për ta përvetusuar ndonjë votë sa për zgjedhje dhe asgjë më shumë.

Kjo punë mund të bëhet duke ndërtuar një strategji të përbashkët bashkëveprimi, jo me vizita ad hok nëpër ish-klubet e mërgatës. Dyshoj që këta që po i shoh, të cilët po thuhet se kanë shkuar për t’i ringjallur elektoralisht partitë e tyre mund t’ju ofrojnë dicka serioze dhe të artikulojnë ndonjë alternativë për këtë brez të edukuar në botën perëndimore. Këta munden me shku me pi naj kafe me prindërit e tyre. Por, asgjë shumë.

Madje, këto vizita mund kenë edhe efekt negativ të kjo shtresë e shoqërisë, për të cilën e pata fjalën. Sepse, mund ta përforcojnë edhe ma shumë bindjen e tyre, se Albin Kurti mbetet pa alternativë për ta.

Të ngjashme