Nëse pikat e kuqe në shesh po bëkan për protesta, pse nuk bëjnë për falje

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 19:00 | Nga Faton Abdullahu

Nuk ju ka faj Milazim Krasniqi. Fundja edhe po ta bënte ai thirrjen për çka e akuzojnë qeveritarët ai është intelektual që mendon e vepron vetë dhe mund të flasë si t’ia merr mendja.

Në popull thonë se “çka ta lypësh – e gjen” ose “çka të mbjellësh – e korr”.

Me hile ia keni nis kësaj pune dhe kjo është determinantë e kësaj politike.

Kohe me pare qeveritarët aktualë me heshtje aktive i përkrahën aktivistët për përgatitjen e protestave. U bënë pikat e kuqe për protesta në kohë pandemie. Plotësisht e pa sens.

Mirëpo si duket nuk iu ka shkuar mendja se ato do të përdoren edhe për protesta të artistëve kundër rrënimit të Teatrit në Tiranë edhe për falje te ikindisë sot.

Nëse bëjnë ato pika në shesh për protesta pse nuk bëjnë për falje . Si mund ta kundërshtoni këtë logjikë. Nuk mundeni sepse me hile e keni fillu.

Prandaj të nervozuar po ju ka faj dikush tjetër e jo vetja e juaj.

Të ngjashme