Pse shkëmbimi i territoreve nuk përbën akt patriotik?!

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 18:06 | Nga Driton Smakaj

Pse shkëmbimi i territoreve nuk përbën akt patriotik?!

Sepse pika e parë nga aksi kohor i historisë i bie që po shkëmbejmë tokat tona në favor të serbëve.

Pika e dytë ky shkëmbim është i vështirë për t’u zbatuar duke parë tundimin në forcat ndërkombëtare.

Pika e tretë ky lloj shkëmbimi është i bazuar komplet në llogaritë ekonomike të Shtetit Serb. Shteti i Serbisë ka analizuar rënien drastike në NATALITETIN e popullsisë serbe, andaj një shkëmbim territoresh do i shkonte përshtat politikave për investime në të ardhmen në rritjen e familjeve serbe përmes shtimit të natalitetit.
Shteti Serb e ka të gatshme paketën e stimulimit financiar për familje që bëjnë 3 e më shumë fëmijë. Kjo paketë do arrin përafërsisht rreth 20 mijë EURO për familje. Nga një ligj i tillë nuk do të mund të përjashtoheshin shqiptarët e Luginës, ngase nëse Serbia i bashkohet BE-së, nuk ka shansa me ba politika diskriminuese mbi pakicat.

Në anën tjetër, duke shkëmbyer territoret, këto benificione për rritjen e popullsisë serbe do kalonin tek serbët në Veri të Mitrovicës.

I tërë ky lloj kalkulimi i shkon poashtu përshtati Serbisë duke krijuar një tjetër varësi ekonomike të Kosovës ndaj Serbisë përmes qasjes në resurset minerale në Veriun e Mitrovicës.
Gjithashtu ky lloj shkëmbimi mund të shfrytëzohet keq nga linjat nacionaliste në Ballkan.

Për fund kjo ide e shkëmbimit është fund e krye llogaritje EKONOMIKE.
Patriotizëm do të ishte nëse Lugina ia arrin me përfitua nga një paketë e stimulimit të familjes nga Shteti Serb dhe andaj jo rastësisht Vuçiçi fliste që më vonë rrezikojnë të humbin Vranjën. Le ta lëmi kësaj radhe natyrën që ta bëjë punën e vet siç duhet.

Kosova ka nevojë vetëm për politika zhvillimore dhe shtyrjen përpara të më shumë njohjeve me këta kufij. Ndryshimi i kufijve, vë në pikëpyetje lobimin për njohje të reja.

Shëndet Presidentit, por presim të dali kundër shkëmbimit.
Edhe ashtu serbët e Veriut po hanë me nga tri a katër lugë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme