Qartësimet për kufizimet e punës

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 19:38 | Nga Kushtrim Ajvazi

Të gjithë operatorë ekonomikë mund të punojnë, me përjashtim të kafiterive, bareve, pabeve, restornave, qendrave tregtare (përjashtuar farmacitë/barnatoret dhe marketet brenda tyre), tregjeve të kafshëve dhe automjeteve, operatorët e tjerë ekonomikë mund të punojnë.

Rregullimi i lokalit: të merren masa higjienike, të dezinfektohet, punonjësit të pajisen me pajisje personale mbrojtëse (sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë), të sigurohet që në secilin moment brenda lokalit të ketë maksimalisht aq njerëz sa të mund të mbahet distanca minimale prej një metër në mes të njerëzve.

Kompanitë specifike (shërbime komunale, financiare, komunikime elektronike) mund të ofrojnë shërbime deri në një masë të domosdoshme, por me orar e staf të reduktuar. Kufizime do të aplikohen për kompanitë me shërbime mikse, d.m.th. shitje dhe shërbime (Ato duhet të shesin produktet por jo edhe t’i shërbejnë të njëjtat).

Prodhuesit mund të mos i ndalojnë operacionet e tyre, sidoqoftë ata duhet të aplikojnë gjithashtu masat parandaluese, siç është përshkruar më sipër.

Të ngjashme