VV ka shkelur parimet dhe po pranon të hyjë në negociata pa kushte

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 18:36 | Nga Syna L. Osmanollaj

Jemi dëshmitarë që qeveritë e kaluara janë kritikuar nga opozita vazhdimisht për negociatat me Serbinë, e po ashtu janë kritikuar edhe nga shoqëria civile.

Por çka saktësisht mund të bëj qeveria që tani është në pushtet?

LDK ka qenë pjesë e qeverisë edhe më herët, gjithashtu pjesë e negociatave me Serbinë.

Çfarë arritën të bëjnë?

Hiç asgjë! Nëse atëherë nuk kanë ditur nuk munden me ditë as tash.

Sa i përket palës tjetër të koalicionit, pra LVV, është rritë dhe e kanë fituar pushtetin duke nxit nacionalizëm dhe urrejtje tek qytetarët. Madje disa nga ta e kanë quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kriminale. Kanë shkelur parimet e veta dhe kanë pranuar të hyjnë në negociata pa kushte.

Tash, kur te uleni në tavolinën e negociatave bëjani me dije palës serbe që Republika e Kosovës është krijuar dhe është formuar si shtet me shumë mund. Bëjani me dije që Republika e Kosovës më shumë ka varre të dëshmorëve se sa që ka të mbjella fidanë dhe pemë në tokën e vet. Ndoshta këto dini me ua thënë…

(Autorja është anëtare e Rinisë së PDK-së)

Të ngjashme