Gjysma e opozitës do të ofrojë paqe në seancën e Kuvendit, kur të hidhet për votim Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, e gjysma tjetër nuk është deklaruar.
Së paku nga AAK-ja e Nisma, atë ditë do të mungojë tentativa për ta penguar zhvillimin e votimit.
Në AAK, parti opozitare që më së shumti e ka kundërshtuar këtë marrëveshje, kanë thënë se, tani, fokusi do të vihet në një segment tjetër – në bindjen e deputetëve të subjekteve në pushtet për të mos e mbështetur marrëveshjen.
Dhe, një mundësi për këtë e shohin konferencën shkencore për demarkacionin, të thirrur nga Kuvendi për datën 3 gusht./KD/