Opozita kërkon llogari nga pushteti për zjarrin në Spitalin e Tetovës

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Opozita në Maqedoninë e Veriut është duke kërkuar llogari nga pushteti për shpërthimin e zjarrit në Spitalin e Tetovës dje.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se për fatkeqësitë duhet të mbajë përgjegjësi faktori njeri.

“Assesi se nuk duhet të kalojnë pa përgjegjësi. Por si do që të jetë të gjithë ne duhet t’u gjendemi pranë familjarëve, ti ngushëllojmë aq sa mundemi. Vet prezenca jonë afër tyre dhe mesazhet për të duruar janë shumë të mëdha. Flasin shumë për ata”, tha Sela.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë llogari nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Për fillim, sot dhe pa anulim patjetër të ketë përgjegjësi funksionale dhe morale, populli pret dorëheqje të parevokueshme nga Venko Filipçe dhe Zoran Zaev. Përgjegjësi për shkak se populli nuk beson në institucionet të udhëhequra nga ky pushtet”, pohoi Vllado Misajllovski, VMRO-DPMNE ./alsatm/

Të ngjashme