Opozita kërkon rishikim të buxhetit para pushimit për shkak të inflacionit

Prishtinë | 18 Kor 2022 | 15:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka shqyrtuar projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, i cili ka gjithsej 19 amendamente, si dhe ka proceduar për lexim të dytë plotësim-ndryshimin e ligjit për themelimin e Fondit për Garanci Kreditore, raporton Ekonomia Online.

Pas votimit ky Projektligj u procedua në komisionet e përhershme për vlerësim.

Në këtë Komision, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar një rishikim të buxhetit për shkak të rritjes së inflacionit.

“Lidhur me rishikimin e buxhetit, kam kërkuar edhe nga ju se a do të kemi para shkuarjes në pushim një rishikim të buxhetit duke e ditur që inflacioni është gjithmonë në rritje, dhe çdo problem po ndërlidhet edhe me buxhetin e Kosovës. Unë e kam pa të arsyeshme që ne të ngrisim shqetësimin pse s’ka ardhë rishikimi i buxhetit para shkuarjes në pushim. Kërkesat e komunave është që të ketë rishikim, dhe Ministria e Financave nuk ka marrë asnjë hap”, tha ai.

Por me këtë nuk u pajtua kryetari Armend Muja.

“Është bërë një rishikim i jashtëzakonshëm dhe aty ka pas një aplikim shtesë. Sa ka qenë ministri këtu ka qenë ideja që të hapet rishikimi edhe për kodet e tjera buxhetore. E kuptoj që mund të jetë një shqetësim. Por në momentin kur ta kem të konfirmuar do ta ndaj me ju”, tha Muja.

Shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve të Përhershme për Projektligjin nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për Themelimin e Fondit për Garanci Kreditore;

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, shfaqi shqetësimin e këtij komisioni për të dalë në terren e për t’u takuar me prodhuesit vendës.

“Kisha me e ngritë një shqetësim që ne si komision ende s’kemi mundur të dalim në terren dhe t’i vizitojmë prodhuesit tanë e sidomos ata që kanë eksport më së shumti në Kosovë dhe ata presin që ne t’i vizitojmë”, tha ai.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohej edhe kërkesa për financim të Radio Televizionit të Kosovës, e cila së bashku me raportin e shpenzimeve është shtyrë për të mërkurën.

Të ngjashme