Opozita në Shqipëri sërish në protestë

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Sonte me fillim prej orës 20:00 do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës në Shqipëri.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje që të gjithë t’i bashkohen protestës që do të mbahet në Tiranë.

“Nesër me 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, ka shkruar Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Kjo është protesta e 10-të e opozitës por e para pas zgjedhjeve lokale që janë zhvilluar në Shqipëri më 30 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme