“Ora e frikshme” – një teknikë për të rritur produktivitetin

Prishtinë | 27 Mar 2023 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Shtimi i një “ore të frikshme” (scary hour) në rutinën tuaj të mëngjesit, mund të jetë sekreti për më shumë produktivitet dhe përqendrim.

Nëse keni një listë “të frikshme” për të bërë, ekziston një mënyrë e ri produktiviteti, që mund t’ju ndihmojë. Quhet “orë e frikshme” dhe është bërë virale në platformën e famshme TikTok.

Megjithëse autorja e kësaj teknike është Laur Wheeler, me bazë në San Francisko, ky trend njihet edhe me emra të tjerë, si “ora e energjisë” (power hour) ose “ha bretkosën” (eat the frog).

Në secilin skenar, personi inkurajohet të bëjë detyrat e vështira në fillim.

Çfarë është “ora të frikshme”?

Në videon e saj, e cila ka më shumë se 1 milion shikime, Wheeler thotë se ajo vendos një kronomertër për një orë dhe punon vetëm në detyrat, që i ka shmangur për shkak se i shkaktojnë ankth.

Në fakt, stresi na bën më të prirur t’i zvarrisim punët dhe detyrat, sipas Alicia Walf, neuroshkencëtare dhe pedagoge në New York.

Sipas studimeve, 20% e të rriturve në SHBA janë “zvarritës kronikë”, që do të thotë se ata e zvarritin kryerjen e detyrave në shtëpi, në punë, në marrëdhënie dhe më gjerë.

Një “orë e frikshme” është thelbësore

Kjo strategji, mund të ndihmojë të përfitojmë sa më shumë nga koha e pikut të produktivitetit dhe të punohet për qëllimet më të rëndësishme.

Ideja është, që të planifikoni një orë çdo ditë pune të përqendruar, në një detyrë të vetme prioritare të zgjedhur një natë më parë.

Disa njerëz thonë se e shohin më efektive të planifikojnë orën e tyre të frikshme në mëngjes dhe jo në mbrëmje.

Një fjalë e urtë e rëndësishme, që mund të zbatohet për orën e frikshme është “kurrë mos e shmangni një punë dy herë”.

Tre hapa për të filluar me “orën e frikshme”

• Zgjidhni dhe planifikoni një orar çdo ditë në kalendarin tuaj.
• Vendosni një kujtesë ditore, për të zgjedhur detyrën tuaj të orës së frikshme një natë më parë.
• Blloko të gjitha shpërqendrimet – si p.sh. email-et dhe takimet – nga kjo orë.

Të ngjashme