ORCA: 28 % e profesorëve kanë publikuar punime në revista të dyshimta

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 11:39 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) prezantoi sot hulumtimin e CV-ve të profesorëve të Universitetit të Prishtinës (UP).

Hulumtimi i ORCA-s tregon se 54 për qind e profesorëve nuk i justifikojnë titujt, në mungesë të publikimeve të mjaftueshme dhe 56 për qind kanë publikime në revista që i plotësojnë kriteret, raporton Ekonomia Online.

Nga të gjitha publikimet e punimeve, sipas ORCA-s, 1320 prej tyre janë publikuar në revista të mirëfillta dhe 301 prej tyre janë publikuar në revista të dyshimta.

Rron Gjinovci, drejtor i organizatës “ORCA”, tha se 28 për qind e profesorëve të hulumtuar kanë publikuar të paktën një punim në revista të dyshimta.

“Korrupsioni i shpërfaqur përmes keqpërdorimit financiar të akterëve të ndryshëm kanë qenë shënjestra jonë në cilësinë e aktivizimit tonë për bllokimin e rektoratit, ku vëmë një numër të madh postierësh për me luftuar korrupsionin. Është hera e parë që kemi dëgjuar për revistat e rreme , ku rektori i atëhershëm Gashi priste me marrë titullin, ku në media doli që ai ka publiku artikujt e tij në një revistë të rreme shkencore. Ajo që kishte bërë rektori nuk ishte vetëm akt korrupsioni por një dukuri endemike në universitetin e Prishtinës”.

“Në dhjetor të vitit 2016, “ORCA” filloj punën deri shkurt 2017 ku kemi fillu hulumtimin e CV-ve, ku pamë se nuk arritën t’i kishin pesë punime të publikuara në revistë shkencore siç kërkohej. 28 për qind e profesorëve kishin një punim të publikuar në revista të dyshimta”, tha Gjinovci.

Jeffrey Beall, nga Universiteti i Kolorados, Denver, shpalosi përvojat e vendit të tij për publikimin e artikujve të profesorëve në revista të dyshimta.

Ai tha se në blogun e hapur nga ai fillimisht ishin vetëm 18 publikues ku shkëmbyen punimet e tyre. Beall theksoi se ky blog ju ndihmoi hulumtuesëve dhe mediave për ti parë nga afër mashtrimet e tyre.

“Në 2011 disa hulumtues filluan me pa dhe me shkëmbyer punimet e tyre në blogun tim, lista kishte vetëm 18 publikues me qasje të hapur, shkëmbyen blogun tim. Prej vitit 2012-2016 një numër i botueseve filloi të shtohet, hulumtuesit filluan të vetëdijesohen për këtë dhe gazetarët fillonin të raportonin për to”, tha Beall.

Fehmi Hysenaj, nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha se mashtrimi akademik është trend global, ku edhe në Kosovë u bë i shpeshtë dhe që sipas tij nuk janë vetëm studentët ata që kopjojnë por edhe stafi akademik.

“Derisa flasim për reforma të arsimit të lartë gjithënjë duke ju përgjjgjur kërkesave të rinisë, jemi të interesuar që këto objektiva ti dizajnojmë me të gjithë akterët në këtë fushë. Autonomia akademeike, sot mashtrimi akademik është trend global, në shtetin e Kosovës në sisteme të tranzicionit mashtrimi u bë dukuri e shpeshtë, kjo nuk shprehet vetëm tek studentët me kopjim por edhe tek stafi akademik me plagjiatura, botime në revista fiktive, integritet akademik, gjë që dërgon deri në humbjen e besimit në sistem të arsimit“, tha Hysenaj.

Të ngjashme