ORCA e vlerëson të rregullt zgjedhjen e rektorit të ri

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Organizata ORCA,  e cila ka monitoruar procesin e zgjedhjes së rektorit të UP-së, e ka vlerësuar  si të rregullit këtë proces.

Sipas komunikatës së tyre, Këshilli Drejtues ka qenë transparent, por edhe kandidatët gjatë prezantimit të tyre kanë qenë të dinjitetshëm.

Komunikata e plotë e tyre:

Këshilli Drejtues i UP-së sapo ka zgjedhur profesorin Naser Sahiti me 7 vota si rektor të Universitetit të Prishtinës për një mandat 4 vjeçar. ORCA si organizatë e deleguar nga Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), me ftesë të Këshillit Drejtues, e ka monitoruar procesin e intervistimit dhe votimit të rektorit të ri.

Me këtë rast ORCA përgëzon Këshillin Drejtues për transparencës. Po ashtu ORCA thekson se prezantimet e të gjithë kandidatëve kanë qenë të dinjitetshme dhe kanë adresuar shqetësimet kryesore të publikut që lidhen me transparencën dhe integritetin.

ORCA përgëzon rektorin e ri Naser Sahiti duke i ofruar mbështetje dhe duke i rikujtuar se së bashku me organizatat tjera joqeveritare nga koalicioni KITU, do të jetë duke parë jetësimin e prezantimit të bërë me rastin e zgjedhjes si rektor, rregullativat ligjore dhe detyrimet tjera shoqërore që vijnë me këtë pozitë të rëndësishme në vendin tonë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme