ORCA kërkon shkarkimin e prorektores

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 11:32 | Nga

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ORCA, përmes një kumtese thotë të jetë thellësisht e indinjuar me deklaratat dhe tentim sqarimin e prorektores Pustina e cila ka fajësuar viktimat e sulmeve dhe ngacmimeve seksuale.

Ngacmimet seksuale dhe keqpërdorimi i autoritetit për favore seksuale në Universitetin e Prishtinës po shndërrohet në dukuri nga një pjesë e stafit akademik.

Sipas kumtesës, ORCA kohëve të fundit ka pranuar me shqetësim raportime të ndryshme të studenteve të cilat kanë treguar për forma të ndryshme të sulmeve dhe ngacmimeve seksuale nga një pjesë e stafit akademik i Universitetit të Prishtinës.

Sipas ORCA-s, edhe më shqetësues është fakti që Universiteti i Prishtinës nuk ka politikë për luftimin e kësaj dukurie dhe mbrojtjen e viktimave të këtyre sulmeve. Në anën tjetër deklaratat që përfaqësojnë një pozicion ekstremist të patriarkalizmit, si ajo e prorektores Pustina, është stimulues e sulmuesve për të vazhduar me aktivitetin e tyre të paligjshëm pa u penguar.

ORCA në Kumtesë kërkon përgjegjësi maksimale:

1. Kërkim falje në emër të institucionit për deklaratën e prorektores Pustina;

2. Shkarkim të prorektores Pustina;

3. Krijimin e një komisioni të posaçëm me pjesëmarrje të gjerë për hetimin e ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme