ORCA: Universitetet publike të rrisin transparencën, u dëmtuan shumë nga Kolegjet private

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 12:27 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mbajti tryezën me temën “Transparenca dhe llogaridhënia në universitete publike”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se transparenca formale është hapi i parë drejt transparencës së mirëfilltë dhe llogaridhënies së institucioneve publike, të cilat burim të vetëm të të ardhurave kanë buxhetin e shtetit. 

Sipas ORCA-s edhe pse ka përmirësime sa i përket publikimet të rregulloreve, vendimeve dhe informatave, shqetësim mbetet mospublikimi i buxheteve.

Sipas tyre vetëm tri universitete, i Pejës, Mitrovicës dhe Gjakovës i kanë të publikuara buxhetet në uebfaqe si dhe shumica e universiteteve nuk i kanë të publikuara informatat për raportin student-mësimdhënës.

Skord Reoceri, hulumtues, bëri prezantimin e raportit. Ai tha se raporti bazohet në informimin e publikut dhe menaxhimin e financave.

“Shumica e të ardhurave të universitete publike vijnë nga buxheti i shtetit. Duke marrë parasysh këtë është i nevojshëm që këto universitete me pas transparencë dhe llogaridhënie. Një pjesë e transparencës është transparenca formale që nënkupton publikimin e dokumenteve dhe informatave bazike qe kanë te bëjnë me publikimin në webfaqet e tyre.”

“Kemi identikfiku 27 dokumente dhe informacione prej tyre dokumente siç janë statuti i universitetit, plani strategjik, buletinet, Cv-të e stafit. Kemi pa se rregulloret janë te rëndësishme me u publiku dhe studentët me pas qasje në to.” tha ai.

Sipas tij secili universitet në uebfaqe e tyre duhet të publikojë buxhetin. Ai tha se vetëm universiteti i Pejes, Mitrovicës dhe Gjakovës bëjnë publikimin e buxhetit.

“Një pjesë e rëndësishme që secili universitet duhet me publiku në ëebfaëen e tyre është edhe buxheti, Prej 7 universiteteve, Universiteti i Pejës, Mitrovicës dhe Gjakovës publikon buxhetin në uebfaqe. Disa universitete kanë mangësi. Universiteti i Prishtinës prin me publikime, më së keqi është Universiteti i Ferizajt “, tha ai

Ai theksoi se te secili universitet shumica e buxhetit ndahet për paga dhe mëditje

“Shumica e buxhetit për secilin universitet është prej buxhetit të shtetit, diku 65 për qind prej buxhetit ndahet për UP-në . Te secili universitet shumica e buxhetit ndahet për paga dhe mëditje.”, tha ai.

Rron Gjinovci nga ORCA, bëri thirrje studentëve dhe prindërve që të shmangin institucionet private të arsimit të lartë, pasi qe janë dëmtuesi më i madh i arsimit në vend.

“Bëj thirrje gjithë prindërve dhe studentëve me i shmang institucionet private të arsimit të lartë  dhe regjistrimin në to sepse ato janë dëmtuesi më i madh i cilësisë se arsimit ne vend. Mirëpo, duhet me u angazhu që universitetet publike me qenë në nivel me të lartë të cilësisë se sa institucionet private të arsimit të lartë, ashtu që në të ardhmen pa pasur nevojë me i mbyll në një mënyrë qe kish me u konsiderua e dhunshëm ato me u sabotua dhe m’u shmang nga studentet që s’do mundeshin me ekzistua”, tha ai

ORCA thekson se sipas Ligjit për Arsimin e lartë në Kosovë, një institucion i arsimit të lartë, për të qenë universitet duhet të ketë pese programe për studime të doktoratës në pesë fusha të ndryshme studimi.

Të ngjashme