Klubi i futbollit të Kroacisë, Osijeku, shpreson ta bindë mesfushorin shqiptar, Pajtim Kasami, kanë njoftuar të martën mediumet kroate.
Drejtuesit e skuadrës elitare të Kroacisë pritet t’i ofrojnë tre milionë euro Sionit për ta liruar futbollistin që më herët ka qenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës, transmeton KTV.
Osijeku synon të luftojë për titull dhe Kasami do të ishte përforcim ideal për kroatët.
Futbollisti 27-vjeçar me skuadrën e Sionit ka kontratë deri në fund të këtij edicioni, derisa vlera e tij në treg është 6.5 milionë euro.