Osmani: Ahmet Brahimaj do të mbetet ikona e artit skenik të baletit

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes sot së mjeshtrit të baletit Ahmet Brahimaj

Osmani shkruan se Brahimaj do të mbetet ikona e artit skenik të baletit.

Me humbjen e tij, Osmani tha se Kosova mbeti pa maestron si dhe trupat e baletit pa  frymëzues.

Shkrimi i plotë i kryeparlamentarës:

Sot iku rithemeluesi i trupës së baletit të Kosovës. Njeriu, i cili dha gjithçka për baletin, artisti i merituar dhe profesionisti i pakompromis.

Ahmet Brahimaj është përfaqësues i brezit të parë të baletanëve të Kosovës dhe do të mbetet ikona e artit skenik të baletit.

Trupa e Baletit mbeti pa frymëzuesin, bashkëpunëtorin e mirë e  vetëmohuesin! Kosova mbeti pa maestron!

Ngushëllime komunitetit artistik!

Pusho në paqe mjeshtër!​

Të ngjashme