Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani falënderon presidentin kroat për propozimin që Kosova të anëtarësohet në BE

Osmani falënderon presidentin kroat për propozimin që Kosova të anëtarësohet në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, pasi ai të martën propozoi që Kosovës t’i jepet statusit i shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Osmani në një postim në Twitter ka shkruar se Kroacia gjithmonë ka qenë e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe se Kosova do […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, pasi ai të martën propozoi që Kosovës t’i jepet statusit i shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Osmani në një postim në Twitter ka shkruar se Kroacia gjithmonë ka qenë e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe se Kosova do të bëjë çdo gjë për të implementuar sa më shpejt reformat e nevojshme.

“Faleminderit president Milanoviq për propozimin tuaj që t’i jepet Kosovës statusi i shtetit kandidat. Kroacia mbetet kampione e përkushtuar për anëtarësimin tonë në BE. Ne jemi të gatshëm të punojmë me gjithë shtetet anëtare të BE-së dhe institucioneve të shtyjmë para implementimin e gjitha reformave në rrugën tonë drejt anëtarësimit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Thank you President Milanović for your proposal to grant ?? the candidate country status.

?? remains a committed champion for our membership in the??.

We are ready to work with all EU member states & institutions to expedite the implementation of reforms on our accession path. https://t.co/0kN6RHFgZo

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 2, 2022

Të ngjashme