Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani mohon të ketë qenë në takim me Kurtin para shkarkimit të Agim Veliut

Osmani mohon të ketë qenë në takim me Kurtin para shkarkimit të Agim Veliut

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se s’ka qenë në takim me Albin Kurtin para marrjes së vendimit për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm. Siç ka thënë nënkryetarja e LDK-së një gjë e tillë është një gënjeshtër. “Është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë Osmani për Gazetën […]

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se s’ka qenë në takim me Albin Kurtin para marrjes së vendimit për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Siç ka thënë nënkryetarja e LDK-së një gjë e tillë është një gënjeshtër.

“Është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë Osmani për Gazetën Blic.

Kryetari i Qeverisë sot ka marrë vendim për shkarkimin e kreut të MPB-së, Agim Veliu, pas deklarimeve që ky i fundit ka bërë dje lidhur me situatën në vend pas pandemisë COVID-19.

Në arsyetimin për shkarkim, Kurti ka thënë se Veliu ka përhapur panik kur ka thënë se numri i të infektuarve po rritet nga ora në orë.

Kreu i VV-së gjithashtu kishte deklaruar se Veliun e ka shkarkuar pas dakordimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, gjë që u demantuar nga ky i fundit.

Mustafa ka thënë se Kurti s’është konsultuar rreth shkarkimit, duke paralajmëruar edhe prishjen e koalicionit.

Derisa vetë Veliu ka thënë se një vendim i tillë do të shqyrtohet në organet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në anën tjetër, Skënder Hyseni, ka paralajmëruar mocion votëbesimi për Qeverinë.

Të ngjashme