Osmani për vdekjen e kosovarëve në Vjenë: Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ngushëllon familjet e tre bashkatdhetarëve që humbën jetën në vendin e punës në Austri.

Osmani ka thënë se kjo është një tragjedi e rëndë, duke theksuar se tashmë të ndjerit ishin duke punuar për të siguruar një jetesë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetëve të bashkatdhetarëve tanë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, si pasojë e aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë. Kjo tragjedi e rëndë, që ua ndërpreu jetën teksa punonin për ta siguruar jetesën, ka lënë një dhimbje të thellë e të pashuar jo vetëm te familjet e tyre, por te të gjithë ne. Në këto momente të vështira, ju shprehim ngushëllime familjeve, miqve dhe të afërmve të viktimave. Ndajmë dhimbjen me familjet dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. I përhershëm qoftë kujtimi për Pajtim Bajramin, Asllan Musliun dhe Istref Zekajn”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme