Presidentja Osmani pret në takim emisarin amerikan, Gabriel Escobar

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 10:02 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, raporton Ekonomia Online.

Takimi është duke u mbajtur në Presidencë dhe pas takimit është njoftuar se do te ketë deklaratë për medie.

Escobar do të zhvillojë takim edhe me krerët e opozitës. Ekonomia Online mëson se takiki do të mbahet në Ambasadën Amerikane, nga ora 19:00

Ndërsa me kryeministrin Albin Kurti, diplomati amerikan do të takohet nesër.

Një nga çështjet e pashmangshme të diskutimit pritet të jetë ndalimi i dinarit.

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar në një konferencë për media online të martën ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe vendimin e BQK-së për dinarin serb.

“Prej Brukselit do të udhëtojmë në Prishtinë ku do të fokusohemi për efektet dhe një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për dinarin”, ka thënë Escobar.

Ai ka shtuar se procesi i dialogut është në një moment kritik, dhe “më duhet të them se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

“I inkurajoj të dyja palët të implementojnë marrëveshjet e arritura sidomos atë të arritur në Ohër. Kjo është njëra ndër arsyet primare që po vizitojë Kosovën”, tha ai.

Escobar u shpreh se “duke injoruar dialogun Kosova po injoron partnerët evropianë”.

Sa i përket vendimit të BQK-së për dinarin serb, Escobar u shpreh se i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrin seriozisht rekomandimet e tyre.

Ai u shpreh se kanë probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme