Deputeti Naser Osmani, nga grupi parlamentar i LDK-së, ka propozuar që skemat pensionale të kategorive të dala nga lufta të trajtohen me ligj të veçantë dhe jo të futen në atë për buxhet.
”Duhet me pas vullnet politik që skemat pensionale me u rregullu. Kam dalë me dhënë një propozim. Me i propozu qeverisë apo këtyre kryetarëve të grupeve të dala nga lufta që e kanë lënë në këtë situatë që konsideroj se ata duhet ta nxjerrin prej ligjit të buxhetit dhe ligji i buxheti të mos merret me kategoritë e dala nga lufta”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
“Propozoj të formohet një fond që Qeveria të ndajë mjete që për atë fond ku bëhen të gjithë veteranët aksionarë të menaxhohen me një ligj dhe të rregullohen ashtu siç përcakton ligji. Deri sa kjo çështje nuk rregullohet kemi me bë një buxhet që s’ka me funksionu dhe s’do ta dimë cili është qëllimi i tij. Është një buxhet që është planifikuar pavarësisht se a është mbështet në faktorë ekonomikë”, ka thënë Osmani.