Osmani takohet me Biden: Mora garanca të fuqishme se e kemi mbështetjen amerikane

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë takimit që pati me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka informuar atë për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.

Sipas njoftimit të presidencës, Osmani ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me ShBA-në është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm.

“Pas këtij bashkëbisedimi, Presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanca të fuqishme nga Presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës. Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit”, thuhet në njoftim.

Osmani po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

President Joe Biden and First Lady Jill Biden participate in a photo line with leaders attending the United Nations General Assembly, Tuesday, September 19, 2023, at the Metropolitan Museum of Art in New York City. (Official White House Photo by Adam Schultz)

Të ngjashme