Osmani takoi shefat e grupeve parlamentare, kërkon konsensus rreth nismës legjislative për pandeminë

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje sërish shefave të grupeve parlamentare që të arrijnë konsenzusin, të cilat janë duke i bllokuar nismat legjislative për pandeminë.

Thirrja e saj ka ardhur gjatë një takimi konsultativ të kryekuvendares me shefat e grupeve parlamentare.

“Megjithatë, përkundër insistimit nga ana e Kryetares së Kuvendit, aktualisht nuk është arritur konsensus ndërmjet subjekteve politike”, shkruhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Qëllim i këtij takimi ka qenë diskutimi për nismën legjislative e kryetares së Kuvendit për krijimin e hapësirës së domosdoshme ligjore me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID – 19, si dhe për dy nismat e parlamentare të PDK-së lidhur me masat ekonomike pas pandemisë, transmeton KOHA.

Kjo iniciativë e Kryetares së Kuvendit u riaktualizua pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastit KO61/20, përmes së cilit ia rikujton Kuvendit detyrimin “qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, të përcaktojë mekanizmat dhe autorizimet më të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet përkatëse të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-1”.

Të ngjashme