Osmani takon Xhaferoviqin: Nënvizova mbështetjen për integritetin territorial të Bosnjës

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, në kuadër të Forumit të Diplomacisë që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Osmani tha se me Xhaferoviqin pati një bisedë të thellë miqësore, përfshirë edhe temën e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“U nënvizua mbështetja e Kosovës për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës dhe angazhimin tonë për të rritur bashkëpunimin për agjendën tonë të përbashkët euroatlantike”.

Të ngjashme