Osmani thirrje institucioneve: Investimi në shëndetësi s’është harxhim

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 15:44 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur tryezë me përfaqësues të institucioneve të vendit, organizatave që merren me përkrahjen e grave me kancer të gjirit, si dhe gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, tha se shifrat e të prekurve me kancer në botë janë alarmante, prandaj edhe duhet që të punohet e përgjegjësi në ngritjen e kapaciteteve profesionale e diagnostifikuese.

Ajo më tej ka shtuar se investimi në shëndetësi s’është harxhim.

“Ne jemi këtu për t’i kujtuar gratë që na lanë, fitoret e grave që e kaluan këtë sëmundje. Këto gra po bëjmë ndryshimin e vërtetë”.

“Kjo më parë konsiderohej vetëm temë familjare dhe mbetej në heshtje, por më s’duhet të mbetet e tillë. Shifrat e të prekurave janë alarmante në nivel botëror. Kjo problematikë s’njeh asnjë indikator. Është jetike që gratë dhe vajzat të vetëdijesohen për rreziqet”.

“Në çdo minutë vdes një grua nga kanceri i gjirit në botë. Institucionet kanë përgjegjësi të punojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale e diagnostifikuese. Investimi në shëndetësi nuk është harxhim”, theksoi kryeparlamentarja Osmani.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, tha se vendi ka shënuar progres sa i përket zbulimit të hershëm të kancerit.

Ajo ka bërë të ditur se kanë iniciuar debat parlamentar në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se do të propozojnë edhe rezolutë, raporton EO.

“Kosova ka shënuar traditë që të shënoj rritje të vetëdijesimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit”.

“Falënderoj organizata dhe institucionet në punën e tyre ndaj këtyre grave. Si kryetare e komisionit për Shëndetësi deklaroj se jam e vetëdijshme mbi nevojat dhe kërkesat që duhet përmbushur”.

“Ne kemi iniciuar nismën për debat parlamentar. Ku kjo ka ardhur si pasojë në mungesës së personelit, mjeteve dhe psikologëve. Këto do të janë pjesë e rezolutës që do kërkoj pas debatit parlamentar. Bëjë thirrje për përgjegjësi shoqërore e politike për këto gra”.

Drejtori i Onkologjisë Ilir Kurteshi, tha se 50% e rasteve të me kancer janë zbuluar në fazën ë dytë, që do të thotë se ka rritje të vetëdijes për këtë sëmundje.

Ai me këtë rast ka shtuar se grave me kancer duhet tu ofrohet trajtim i duhur në mënyrë që mos të kërkojnë trajtim jashtë vendit, raporton EO.

“Kemi shënuar rritje të rasteve me kancer. Këtë vit shkau i pandemisë mund të kemi rënie deri 10 për qind. Sivjet 50 për qind të rasteve i kemi gjetur në shkallën e dytë që i bien se ka rritje të vetëdijes”.

“Klinika Onkologjisë ka një staf të jashtëzakonshëm. Ne trajnimin e bëjmë në dy forma. Mbështetja e Qeverisë ka ekzistuar shpresojmë që ta kemi edhe këtë vit e vitin e ardhshëm që gratë e prekura të trajtohen këtu e jo të shkojnë jashtë vendit”.

Nafije Latifi, e mbijetuar nga kanceri, tha se dy vjet pasi ka zbuluar se është me kancer ka themeluar organizatën “Jeta Vita”, për tu dalë në ndihëm grave të prekura nga kjo sëmundje.

“Jam atakuar nga kanceri i gjirit në vitin 2004 kurse në 2006 e kam hap organizatën ‘Jeta Vita’. Falë ndihmës së familjes e miqve ja kam dal me u trajtuar. Kjo sëmundje di me u shfaq disa herë. Si organizatë kemi pasur qëllim me i vetëdijesuar e sensibilizuar gratë e institucionet për këtë problem”.

“Ne kemi pasur edhe viteve tjera një përkrahje formalë gjatë këtij muaji, por gratë kanë nevojë për përkrahje gjatë gjithë vitit. Gratë me herët janë detyruar me shku në Shkup e Shkodër për ilaç”.

“Stafi i Onkologjisë më gjithë atë intensitet të punës nuk mjafton, s’mjafton as aparatura. Unë ju lus që i gjithë fokusi të jetë në edukimin e popullatës për zbulimin hershëm të kësaj sëmundje”.

“Mediet na kanë ndikuar me dërguar mesazhin tonë të gratë se nëse zbulohet herët ka mbijetese e shpenzime më të vogla për familjen. Këto janë shpenzime që për buxhetin e Kosovës nuk janë aq të mëdha kurse për këto gra janë shumë”.

Të ngjashme