Osmani: Zgjedhjet në veri më së largu më 18 dhjetor, zyrtarisht shpallen të martën

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 15:26 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me partitë politike, ku u diskutua caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, raporton Ekonomia Online.

Osmani, pas takimit tha se është diskutuar data 18 dhjetor, si më e mundshmja për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore, ku janë tërhequr kryetarët.

Presidentja tregoi se janë diskutuar dy data të mundshme për t’u mbajtur zgjedhjet.

Ajo ka ftuar ndërkombëtarët që të monitorojë zgjedhjet, përderisa ka siguruar qytetarët e veriut se do të merren masat që ata të ndihen të sigurt.

“Takimi i sotëm ku janë ftuar të gjitha partitë kishte qëllim që të diskutojmë çështjen e datës. Ligji parasheh që pas dorëheqjes brenda 10 ditëve të caktohet data e zgjedhjes. Data e fundit kur do të mbaheshin zgjedhje është 18 dhjetor”.

“Unë do t’i drejtoj një kërkese partnerëve ndërkombëtarë që ta mbikëqyrini procesin zgjedhor. Nga të gjitha partitë kërkova mendim të datës 18 dhjetor, pasi është data e fundit. Ne sapo t’i përfundojmë këto deklarime do të ulemi edhe do të diskutojmë edhe njëherë datën e zgjedhjeve”.

“Opsion tjetër është data 11 dhjetore. Sipas gjitha gjasave do të shkohet me 18 dhjetor. Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës se zgjedhjet janë çështje ligjore dhe jo çështje dëshire. Institucionet tona të sigurisë do të marrin masa që qytetarët tanë të ndihen të sigurt”.

Të ngjashme