Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) dhe Shoqata e Pavarur e Industrialistëve dhe Biznesmenëve (MÜSİAD Balkan) nënshkruan një Memorandumin të Bashkëpunimit. Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga kryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran dhe kryetari i MÜSİAD Ballkan Bilal Kara më 30 nëntor 2017 një ceremoni të organizuar në zyrat e OTKT, ku e ftuar ishte edhe ambasadorja e Republikës
së Turqisë në Prishtinë z. Kıvılcım Kılıç.
KTTO dhe MUSIAD Balkan, të cilët janë dy akterë të rëndësishëm ekonomikë në rajon, përmes këtij
Memorandumi parashikojnë të shkëmbejnë informata ekonomike, të zhvillojnë dhe zbatojnë projekte të
përbashkëta, të mbështesin njëri-tjetrin në aktivitete të ndryshme, të rrisin bashkëpunimin në të gjitha nivelet si dhe të sigurojnë mbështetje dhe koordinim të ndërsjellët.
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, njëkohësisht kryetarja e nderit e OTKT-së, Kıvılcım Kılıç, në fjalimi e saj në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit tha se marrëdhëniet ekonomike midis Kosovës dhe Turqisë janë të mira, por potenciali i bashkëpunimit mund të jetë edhe më i madh.
Ambasadorja Kılıç foli rreth mekanizmave të cilat mund të mobilizohen edhe më tutje me theks të veçantë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, si the shprehi kënaqësinë e bashkëpunimit të sektorit privat. Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e këtij Memorandumi ku me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje tha se të dyja organizatat do të jenë pjesë e aktiviteteve të rëndësishme. Kryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran, shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit institucional me shumë biznesmenë me të cilët është takuar më herët në shumë platforma. Nga ana tjetër, Kryetari i organizatës Müsiad Balkan Bilal Kara theksoi se Müsiad Balkan po punon me ritëm të thellë pavarësisht nga themelimi i tyre i ri në Balkan dhe tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tutje me OTKT-në.
Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) e cila u themelua në vitin 2008 në Prishtinë ka për qëllim zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. E themeluar me iniciativën e biznesmenëve kosovarë dhe atyre turq, Oda vazhdon aktivitetet e saj në tërheqjen e investimeve turke në Kosovë, duke rishikuar mjedisin e biznesit dhe duke rritur në mënyrë reciproke vëllimin tregtar.
MÜSİAD është një organizatë biznesi e cila u themelua në vitin 1990 në Stamboll të Turqisë dhe sot përbëhet nga 11 mijë anëtarë. MÜ SİAD Balkan është themeluar në Shkup si dega ballkanike e këtij institucioni të madh.
MUSIAD Balkan si një organizatë biznesi vazhdon aktivitetet e saj kryesisht në vendet e Ballkanit.
OTKT dhe MÜSİAD Balkan do të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin në mënyrë që të arrijnë qëllimet e përbashkëta në çështjet e zhvillimit ekonomik rajonal.