Mesfushori gjerman, Mesut Ozil iu ka thënë shokëve të tij të Arsenalit se ai do të nënshkruajë për rivalët e urryer të Manchester Unitedit, raporton The Mirror.
Ozil, 29 vjeç, është gati të bëjë transferimin bombastik dhe është i bindur se do të shkojë në Old Trafford.
Mesfushori i Gjermanisë është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametra zero, por trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pranoi publikisht javën e kaluar që mund të përfundojnë shitjen e tij në muajin janar.
Kjo tani ka hapur derën për mundësinë që Ozil të transferohet te njëri nga nga rivalët e tyre më të mëdhenj në Angli, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, mbetet për t’u parë, nëse gjigantët e Old Trafford do të vazhdojnë me një marrëveshje për fituesin e Kupës së Botës 2014.
Ozil, i cili gjithnjë e më shumë favorizon largimin nga Emirates pasi humbi vendin e tij në formacionin titullar, nuk bën asnjë sekret që po përgatitet të largohet.
Mourinho dhe Ozil kanë një marrëdhënie shumë të mirë nga koha e Realit
Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, ka pranuar publikisht se ai e konsideron Ozilin si numrin 10 më të mirë në botë.
Dyshja kishte një marrëdhënie të fortë duke punuar së bashku në Real Madrid dhe mbetet një respekt i thellë mes dyve, pavarësisht nga transferimi i çuditshëm i Ozilit në Londër në vitin 2013.