Pacienti në QKUK lihet nën mëshirën e fatit (Video)

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 10:31 | Nga

Mungesa e ashensorit në njërën nga klinikat e  Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë që një pacient i shtrirë në shtrat duke marrë oksigjen të qëndrojë më shumë se 15 minuta në korridorin e kësaj klinike pa përkujdesjen e askujt, shkruan Gazeta Fjala.

Ndonëse njëri ashensor punonte, por ishte vetëm për stafin mjekësor.

Pacienti i shtrirë, nën shoqërinë e një gruaje të moshuar qëndronte në korridor duke mos pasur ndihmën e asnjërit nga mjekët të cilët vetëm i kalonin duke e injoruar atë.

Në një video të postuar në rrjetin social Facebook, shihet se si pacienti lihet nën mëshirën e fatit, në vendin ku do të duhej ti ipej ndihma shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme