Pacientja me kancer merr flakë gjatë operacionit

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Një paciente spitali vdiq pasi mori flakë gjatë një operacioni në Rumani.

Kirurgët përdorën një dezinfektant me bazë alkooli mbi gruan 66-vjeçare, përpara se të kryenin operacionin për kancer në pankreas, raporton BBC.

Por më pas ata përdorën një bisturi elektrike, e cila ra në kontakt me alkoolin duke e ndezur flakë trupin e gruas në tavolinën e operacionit.

Gruaja u dogj në 40 përqind të trupit dhe ndërroi jetë një javë më vonë.

Policia ka nisur një hetim. Familja e vitimës i tha medias se nuk u kishin treguar për faktin se ngjarja ishte kaq e rëndë, por ishin mjaftuar duke thënë se ishte një aksident.

Sipas tyre, ata i kanë mësuar detajet nga media.

Ministria e Shëndetësisë ka premtuar hetim për incidentin e tmerrshëm.

Rumania shpenzon më pak se çdo vend i BE për shëndetësinë. Ky vend ka numrin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në kontinent. Infrastruktura spitalore është e nënzhvilluar dhe shpesh mungon stafi mjekësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme