Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Pacolli tha se të gjithë besojnë në luftën e drejtë të UÇK-së dhe në pafajësinë e ushtarëve të saj.
“Kosova ka luftuar një luftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë”, është shprehur ai.
“Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë”, ka shkruar Pacolli.